Car Rental System Manual Videos
Whatsapp order Integration
Stripe Payments
Telegram Integration
Prezantimi i Sistemit Rental Car
Ky seksion shërben për të paraqitur një përmbledhje të përgjithshme të sistemit të menaxhimit të makinave me qira.
Tregon funksionet kryesore të platformës (rezervimet, çmimet, dëmet, kalendari).
Jep një pasqyrë të shpejtë për përdoruesit e rinj që të kuptojnë si funksionon sistemi.
Shërben si hyrje orientuese para se të përdorni opsionet e detajuara.
Logimi Hedhja e makinave
Për të hyrë në panel, përdorni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që ju është dhënë.
Pasi të logoheni, keni akses tek të gjitha opsionet e menaxhimit (rezervime, çmime, makina, dëme, etj.).
Klikoni “Shto makinë”.
Plotësoni të dhënat kryesore: marka, modeli, vit prodhimi, targat, karburanti, transmisioni, etj.
Vendosni çmimin bazë të makinës.
Ngarkoni foto të qarta që klientët të shohin makinën online.
Ruajeni dhe makina do të shfaqet menjëherë në listë dhe kalendar për rezervim.
Rezervim nga Paneli
Ky opsion ju lejon të krijoni manualisht një rezervim direkt nga paneli i administratorit, pa pasur nevojë që klienti ta bëjë vetë online.
Zgjidhni makinën që do të jepet me qira.
Vendosni datën e pick-up dhe drop-off.
Plotësoni të dhënat e klientit (emri, kontakti, etj.).
Ruajeni rezervimin që të shfaqet menjëherë në kalendar dhe tek lista e makinave.
Shenimi demeve te makines
Ky opsion përdoret për të regjistruar çdo dëm që i ndodh makinës gjatë periudhës së qirasë.
Klikoni “Manage Distinctive Features”.
Shkruani një përshkrim të shkurtër të dëmit (p.sh. gërvishtje në derë, xham i thyer).
Mund të ngarkoni edhe foto për ta dokumentuar më mirë.
Dëmi do të ruhet tek profili i makinës dhe do të jetë i dukshëm për administrim të mëtejshëm.
Cmimet Sezonale
Ky opsion shërben për të vendosur çmime të ndryshme në periudha të caktuara të vitit (sezon i lartë, sezon i ulët, festat, etj.).
Klikoni “Special Prices”.
Përcaktoni datën e fillimit dhe datën e mbarimit të sezonit.
Vendosni çmimin ditor për makinën gjatë atyre datave.
Ruajeni sezonin që sistemi ta aplikojë automatikisht kur bëhet rezervimi.
Nomral prices full insurance , karakterisitka
Ky opsion përdoret për të vendosur çmimin bazë ditor të makinës gjatë gjithë vitit (jashtë sezoneve).
Futni vlerën e çmimit ditor.
Ky çmim do të shfaqet automatikisht në rezervime, përveç kur ka çmime sezonale.
Ky opsion ju lejon të shtoni koston shtesë nëse klienti zgjedh siguracion.
Vendosni shumën shtesë që do t’i shtohet çmimit normal për ditë.
Klienti mund ta zgjedhë opsionalisht gjatë rezervimit.
Ky seksion përdoret për të futur të dhënat teknike dhe përshkruese të makinës.
P.sh. karburanti (naftë/benzinë), transmisioni (manual/automatik), klima, numri i ulëseve, bagazhi, etj.
Karakteristikat shfaqen tek faqja e makinës, që klienti të informohet para rezervimit.