Car Rental System Manual Videos
Katër video të shkurtra (1–1.5 min) që tregojnë hap pas hapi si menaxhohet sistemi i makinave me qera: makinat, çmimet, sezonet, kalendari dhe rezervimet.
Para se të filloni: hyni në panelin e sistemit tuaj me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që ju dha AppAlbania. Të gjitha opsionet e qerasë janë te menyja AppAlbania majtas, pastaj te menyja lart: Rental, Cars, Pricing, Orders.
1. Shto një makinë
Si shtohet një makinë e re në sistem dhe si ndryshohet një makinë që e keni tashmë.
- Menyja lart Cars › Cars List, pastaj butoni New Car.
- Shkruani emrin e makinës. Available jeshil do të thotë që makina mund të rezervohet.
- Total Units: sa copë keni nga ky model (p.sh. 2 Toyota Yaris).
- Ngarkoni foton kryesore te Image dhe foto të tjera te Extra Images.
- Zgjidhni vendet e marrjes dhe kthimit, karakteristikat (A/C, automatik) dhe opsionet me pagesë (karrige fëmije, GPS).
- Shtypni Save. Për ta ndryshuar më vonë, klikoni emrin e makinës në listë.
Këshillë: për ta hequr një makinë përkohësisht nga rezervimet (p.sh. në servis), fikni Available në vend që ta fshini.
2. Vendos çmimet
Çmimi ditor i çdo makine, sipas numrit të ditëve të qirasë, plus sigurimi i plotë.
- Menyja lart Pricing › Fares Table (ose në listën e makinave: shënoni makinën › Edit/View Fares).
- Zgjidhni makinën dhe ditët: nga sa ditë deri sa ditë vlen çmimi (p.sh. 15 deri 30).
- Rental Cost: çmimi për një ditë. Full Insurance: sigurimi i plotë për ditë (opsional).
- Shtypni Insert. Për të ndryshuar një çmim ekzistues, shkruani vlerën e re në tabelë dhe shtypni Update Fares.
- Kontrolloni çmimin e çdo dite te Pricing › Fares Overview.
3. Shto sezonet
Rritni ose ulni çmimet për periudha të caktuara: vera, festat, sezoni i ulët.
- Menyja lart Pricing › Special Prices › New Special Price.
- Vendosni datën e fillimit dhe të mbarimit, dhe një emër (p.sh. «Sezoni i Verës»).
- Type: Charge = rritje, Discount = ulje. Value: p.sh. 20 me % = +20% mbi çmimin normal.
- Zgjidhni makinat (Select All për të gjitha) dhe Rental Cost te Types of Price, pastaj Save.
- Për një minimum ditësh (p.sh. në verë minimum 3 ditë): Rental › Restrictions › New Restriction.
Këshillë: fikni Tied to the Year që sezoni të përsëritet automatikisht çdo vit.
4. Kalendari dhe rezervimet
Shikoni cilat makina janë të zëna, shtoni një rezervim nga zyra dhe konfirmoni porositë.
- Orders › Overview: të gjitha makinat në një tabelë. E kuqja do të thotë makinë e zënë.
- Orders › Calendar: kalendari i një makine dhe Quick Reservation për rezervim të shpejtë nga zyra.
- Stop Rentals on these dates bllokon makinën për ato data (p.sh. servis).
- Orders › Orders List: të gjitha rezervimet. Kërkoni me numër ose emër klienti.
- Hapni rezervimin: Set to Confirmed e konfirmon, Edit Reservation ndryshon datat ose makinën, Send Custom Email i shkruan klientit.
- Te Dashboard shihni kush e merr dhe kush e kthen makinën sot.
Keni nevojë për ndihmë?
Na shkruani në WhatsApp dhe ju ndihmojmë menjëherë me sistemin.
Videot e mëparshme
Udhëzimet e para në YouTube, për kush i ka parë më parë. Videot e reja më lart janë versioni i përditësuar.
